“Phillips është mesfushor më i mirë se Xhaka”

Share Messenger

‘Ka shumë më të mirë se Xhaka që i duhen Arsenalit’, thotë Whelan,

Talenti i Leeds, Kalvin Phillips, është “mesfushor më i mirë se Granit Xhaka”, thotë Noel Whelan, derisa i huazuari, Ben White, është një tjetër që do të kryente punë te ‘Topcinjtë’.

Legjenda angleze nuk e pëlqen aspak lojën e Granit Xhakës.

“Arsenali nuk ka mesfushor të duhur defensivë dhe as mbrojtës top”, tha Whelan për ‘Football Insider’.

“Nëse Phillips dhe Ben White do të ishin në Arsenal, ata do ta përmirësonin ekipin”.

“Ata do të zinin vend në ekipin e Arsenalit. Phillips është mesfushor më i mirë se Granit Xhaka, dhe White është qendërmbrojtës më i mirë se çdo kush që kanë ata – David Luiz, Sokratis, Rob Holding, Callum Chambers”.

“Jam i befasuar që Lucas Torreira s’ka luajtur më shumë për Arsenalin, ndoshta nuk është mjaftueshëm i disiplinuar”.

Share Messenger

Më të lexuarat