Përplasje mes LDK-së dhe VV-së

6 Shares Share Messenger

Seanca e Kuvendit nuk zhvilloi punimet e parapara për shkak të bojkotit nga ana e pozitës. Mirëpo, kjo nuk i pengoi deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së që të qërojnë hesapet mes tyre.

E gjitha nisi kur shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, pati disa pyetje për gjyqtarin Beqir Kalludra, i cili javën që shkoi dënoi aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin mbi Kuvendin vitin e shkuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të LDK-së Naser Rugova, i cili fillimisht pyeti deputetët e VV-së se pse nuk e ngritën zërin kur vriteshin aktivistët e LDK-së.

Rugova iu përgjigj edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili akuzoi LDK-në se është bërë bashkë me të tjerët për të përmbysur Vetëvendosjen në Prishtinë dhe prizren.
Vox3 Naser Rugova deputet
“Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm…jo të dalë dikush këtu dhe të trumbetojë dhe të bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”
Rugovës iu përgjigj deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila ia kujtoi Rugovës së partia e tij ka qenë në qeveri në mandatin e kaluar bashkë me PDK-në.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, pas debatit në seancën e Kuvendit, sqaroi për opinion se nuk kanë pasur koalicion me Listën Serbe në Kamenicë për zgjedhjet për kryetar komunash të raundit të dytë që janë mbajtur të dielën që shkoi.
Por, pas këtyre përplasjeve mes deputetëve të opozitës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, propozoi shtyrjen e seancës, pasi e quajti të pakuptimtë vazhdimin pa praninë e qeverisë dhe pozitës.
Pas kësaj kërkese, seanca u ndërpre, por kryesuesja Aida Dërguti tha se do t’i njoftojnë deputetët për ditën e vazhdimit të seancës.

Share Messenger

Më të lexuarat