Përplasja e gjigantit Ibrahimoviç, nuk e ndal askush ta bëjë atë që ka për ta bërë

Share Messenger

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dhënë “show” vetëm në fushën e lojës, por ai ka vazhduar edhe pas përfundimit të derbit të Los Anxhelosit.

Suedezi shënoi tripletë dhe ishte ai që i dha fitoren skuadrës së tij. Por, Zlatan nuk ndalet me kaq kjo pasi në fund të ndeshjes ka pasur një debat me një prej pjesëtarëve të stafit të skuadrës mike.

“K***ë e vogël”, i është drejtuar Zlatan kundërshtarit dhe çdo gjë përfundoi me aq.

Ndërkaq në një prononcim në fundin e takimit, ai është ndalur te krahasimi që i kanë bërë me Carlos Vela.

“Nuk punova gjithë karrierën time të vij në MLS dhe të më krahasojnë me Carlos Velan. Mediat po bëjnë një gabim të madh . Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Fiat”, ka qenë deklarata egocentrike e suedezit.

Share Messenger

Më të lexuarat