Përleshje fizike në PDK!

Share Messenger

Një përleshje fizike ka ndodhur sot midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut në seksionin e Klinës së Epërme.

Përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Përplasjet janë shënuar midis grupit të Sami Lushtakut dhe atij të Nuredin Lushtakut që e mbështet kryetarin e komunës, Bekim Jashari.

Dihet se Skenderaji ka qenë bastion i PDK-së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari.

Share Messenger

Më të lexuarat