Përfundon takimi LVV-LDK, Konjufca tregon çka u diskutua

Share Messenger

Pas më shumë se një ore ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së.

Pas takimit Glauk Konjufca nga LVV tha se është diskutuar rreth reformave që pritet të bëhen gjatë qeverisjes së ardhshme

“Tashmë e keni një komunikatë të lëshuar, janë folur temat më të rëndësishme dhe reformat e thella sektoriale që duhet t’i ndërmarrë qeveria e ardhshme. Ne kemi shumë nevojë për reforma në drejtësi, arsim, shëndetësi, administratë”, theksoi ai.

Konjufca më tej tha se nuk është diskutuar për ndarjen e ministrive dhe se nuk ka pasur kushte në takimin e sotëm.

LVV është përfaqësuar nga Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu. Kurse LDK-ja nga Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

LVV dhe LDK ishte paraparë të takoheshin sot në orën 11:00, mirëpo takimi u shty për në orën 13:00, duke mos u dhënë sqarime rreth kësaj.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve LVV ka dalë partia më e votuar, ndërsa LDK është radhitur subjekti i dytë për nga numri i votave.

Share Messenger

Më të lexuarat