Përfundon autopsia e tre pacientëve të vdekur në QKU (FOTO)

Share Messenger

Ka përfunduar autopsia e tre pacientëve që ndërruan jetë në sallat e operacionit në QKUK. Këtë e ka konfirmuar për Express, prokurori i rastit, Valdet Gashi

Në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, tashmë është kryer analiza e obduksionit të tre personave që vdiqën në sallat e operacionit në Qendrën Klinike Universitare.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi e ka konfirmuar për Gazetën Express se Instituti i Mjekësisë Ligjore nën asistimin e prokurorisë dhe policisë kanë përfunduar obduksionin.

Të tri viktimat tashmë janë bartur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pritet t’u dorëzohen familjarëve për procedurat e rivarrimit. Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë nga Instituti kanë bërë zhvarrosjen e tre personave të cilët kanë vdekur në sallat e operacionit në QKU, e për të cilët nuk është kryer autopsia nga ana e QKU’së.

 

Share Messenger

Më të lexuarat