Perez telefonon disa klube të mëdha për t’ia ofruar Ronaldon, shikoni cfarë ndodhi

16 Shares Share Messenger

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk shihet më si më i rëndësishmi në klubin e Real Madridit, pasi Florentino Perez është ngopur nga ai dhe ka ftuar skuadrat të mëdha evropiane të bëjnë oferta për të.

Marrëdhënia midis presidentit Florentino Perez dhe Cristiano Ronaldos është më e thyer se kurrë. Presidenti i Real Madridit nuk ka hezituar të marrë telefonin dhe të ofrojë te disa klube sulmuesin e madh portugez.

Perez dhe telefoni i tij!

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, drejtuesit e Los Blancos tashmë janë duke menduar seriozisht të heqin qafe Cristianon në afatin e verës që vjen.

Lexo po ashtu:
CR7 flet për dhuratën e Krishtlindjeve, Messin, Neymarin, PSG-në dhe çelësin e suksesit
CR7 flet për dhuratën e Krishtlindjeve, Messin, Neymarin, PSG-në dhe çelësin e suksesit
Sulmuesi portugez është një shpenzim brutal financiar për klubin dhe nuk kryen punë më ashtu siç bënte më parë.

Në fakt, Ronaldo vetë e ka kërkuar disa herë nga Reali një rritje pe. Një rritje që nuk është e gatshme klubi t’ia japë, edhe pse ka fituar shumë çmime.

Perez është ngopur me CR7, dëshiron të fitojë para nga ai.. (Getty Images)

Qëllimi që ka Perez është që një klub i fuqishëm në Evropë të vijë dhe të lërë milionat për të. Kjo është arsyeja pse ai i ka thirrur klubet që janë të interesuara për atë duke pyetur se si është situata, duke u thënë atyre: “a doni të nënshkruani me Cristiano Ronaldon?”

Lexo po ashtu:
Ronaldo i vë objektiv vetës ‘Topin e Artë’ të gjashtë dhe të bëhet më i paguari në botë
Ronaldo i vë objektiv vetës ‘Topin e Artë’ të gjashtë dhe të bëhet më i paguari në botë
Por, befasia që ka marrë është se askush nuk është i gatshëm të paguajë shumën që Madridi kërkon për të. As nuk paguajnë pagën që kërkon lojtari. Ronaldo është ende i vendosur që ai është numër një dhe nuk e kupton pse askush nuk do t’i paguajë atij milionat që kërkon.

Neymar është i preferuari i Perezit (Getty Images)

Megjithatë, Perez është njeri me burime të ndryshme dhe ide. Ai tashmë ka një plan. Qëllimi numër një i presidentit është që Neymar të përfundojë i veshur me të bardha dhe sa më shpejt që është e mundur.

Lexo po ashtu:
Takohen Perez-Neymar Sr., Reali ofron 250 milionë euro për Neymar Jr.
Takohen Perez-Neymar Sr., Reali ofron 250 milionë euro për Neymar Jr.
Kjo thuhet se është arsyeja pse ai i ka propozuar PSG-së një shkëmbim kartonësh mes portugezit dhe brazilianit, dhe kështu e bën më të lirë nënshkrimin e Neymarit.

Një Neymar i cili, në anën tjetër, i ka thënë Perezit se ai nuk do të arrijë në Madrid derisa lojtari nga Madeira [Ronaldo] nuk ka ikur nga Santiago Bernabeu

Share Messenger

Më të lexuarat