Për komedianët rusë: Edhe Haradinaj ka diçka për të shtuar

Share Messenger

Ramush Haradinaj, është deklaruar edhe njëherë për bisedën me komedianët rusë, në grackën e të cilëve ra i fundit edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Haradinaj ka theksuar se biseda e tyre nuk kishte diçka specifike pasi dihen qëndrimet e tij për Kosovën dhe për këtë nuk është bërë shumë publike.

Kryeministri Haradinaj ka folur për këtë në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë.

“Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakuar, që kanë thirr prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, tha Haradinaj.

Tutje ai tregoi se këto dhjetë ditët e fundit nuk ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, shtoi kryeministri i vendit.

Kujtojmë, që për bisedën e Zaevit me humoristët rusë ka folur edhe Presidenti Thaçi, i cili sqaroi se ka folur mbrëmjen e kaluar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe janë sqaruar për ato që kanë folur.

“Ai më ka telefonuar për tu sqaruar për atë se çfarë ka biseduar. Më ka thënë se ka rënë pre e mashtrimit, dhe të gjitha ato që ka folur për gjoja ndarjen e Kosovës, i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Share Messenger

Më të lexuarat