Për ju që jeni meraklinj në vetura Tuareg, ja sa të tilla janë në Kosovë

11 Shares Share Messenger

Vetura ‘Touareg’ është një prej mjeteve me luksoze që radhitet në prodhimtarinë e markës së njohur ‘Volkfswagen’.

Pavarësisht çmimit aspak të lirë që kanë në treg, Touareg nuk mungon as në rrugët e Kosovës.

Sipas statistikave që ka siguruar KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë 876 vetura të këtij modeli.

Volkfswagen ka filluar prodhimin e Touaregut që nga viti 2002 dhe që po vazhdon ende.

Çmimi i një Touarg është prej 50.000 euro. Prej modeleve të reja të vitit 2018 është modeli Touareg V6 TDI që kap shifrën afro 90.000 euro. Touareg 150 TDI i prodhuar në vitin 2017 kushton rreth 63.000 euro.

Ndërsa, Touareg V10 TDi i vitit 2004 i cili në atë kohë u cilësua si vetura më e bukur e prodhuar ndonjëherë nga VW, tani shitet me çmim 8.000 deri në 10.000 euro.

Share Messenger

Më të lexuarat