Për Barcelonen siduket përfundoi epoka e Messit

Share Messenger

Edhe pas Lionel Messit ka jetë për Barcelonën. Ekipi katalonas përgaditet të gjejë zëvëndësim për yllin që shënoi historinë për Blaugranët.

Presidenti i klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se transferimet e fundit janë sinjal se po bëhen gati për funksionim pas epokës së Lionel Messi.

Barcelona muajin e shkuar e transferoi mesfushorin 21-vjeçar Frenkie de Jong nga Ajaxi, ndërsa tani ka nisur të mendojë për kohën kur do të mbesë pa një nga lojtarët më të mirë të historisë.

“E di se një ditë Messi do të pensionohet”, ka thënë Bartomeu, raporton BBC.

Messi, 31-vjeçar, ka realizuar 581 gola për Barcelonën në 664 paraqitje dhe me Barcelonën ka fituar nëntë tituj të La Ligës, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Kupa të Mbretit.

Bartomeu ka thënë se po bëhën gati për të ardhmën e ekipit, se po sjellin lojtarë të rinjë që do ta vazhdonin të njëjtin sukses.

“Duhet të bëhemi gati për të ardhmen e klubit. Po sjellim lojtarë të rinj të mrekullueshëm, sepse duhet të vazhdojmë epokën e suksesit. Kjo është përgjegjësia jonë. Mandati im përfundon për dy sezone. Andaj më duhet ta lë klubin në pozitë më të mirë dhe t’i them presidentit të ri ‘kjo është trashëgimia jonë’”, ka shtuar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat