PDK në Shtime zgjodhi kryetar Rrahman Jakupin

Share Messenger

Sot në PDK Dega e Shtimes kryetar u zgjodh Rrahman Jakupi. Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur sot në cilësinë e kryetarit të PDK-së, rreth zgjedhjeve që kjo parti po mban. Ai ka njoftuar se sot ka përfunduar edhe procesi zgjedhor në degën e kësja partie në Shtime ku është zgjedhur kryetar Rrahman Jakupi, në vend të Fehmi Mujotës. Ai po ashtu ka lënë për të kuptuar se partia e tij nuk po i do më gjeneratat e vjetra por ato të rejat.

“Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për t’u dhënë hapësirë dhe shans gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin”, tha Veseli.

Ja se çka ka shkruar ai në facebook:

Një proces zgjedhor i mrekullueshëm është duke u zhvilluar në PDK. Deri më tani, në 390 nga 1200 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Në 8 degë, nga 39 që i ka PDK, tani janë zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët i uroj për përgjegjësinë e re që kanë marrë. Edhe sot kishim një proces shembullor demokratik në degën e PDK-së në Shtime, e në të cilin u zgjodh kryetar dege Rrahman Jakupi. Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për t’u dhënë hapësirë dhe shans gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, një gërshetim gjeneratash dhe bashkim vlerash, për Kosovën, për fuqizimin politik dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo është Dekada e Re. Dekada e Kosovës!

Share Messenger

Më të lexuarat