PDK ‘godet’ Haradinajn: Shpresa në Kosovë kthehet vetëm kur Kadri Veseli bëhet kryeministër

401 Shares Share Messenger

Sot gjatë ditës, në një tubim të PDK-së, në Prizren, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se ikjet e të rinjëve nga Kosova dhe rikthimi i shpresës tek ta, bëhet vetëm në momentin kur drejtimin e qeverisë e merr Kadri Veseli.Në këtë tubim, në të cilin u zgjodh kryetari i degës së PDK-së, në Prizren, Hoxhaj shtoi se PDK është parti e shpresës dhe e besimit nga qytetarët.“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Share Messenger

Më të lexuarat