Pavarësisht taksës ndaj Serbisë, Haradinaj viziton serbët në Kosovë dhe ju garanton mbështetje!

9 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka qenë mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilës thotë t’i ketë siguruar se do t’u qëndrojë afër gjithmonë dhe do të kujdeset për mirëqenien e tyre.Me ta Haradinaj, thotë se ka diskutuar edhe për Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit ndaj mallërave serbe që importohen në Kosovë, duke ju thënë atyre se “nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.”“Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.

Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje”, ka thënë Haradinaj, përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.Në këtë vizitë Haradinaj, është shoqëruar edhe nga kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.Njoftimi i plotë i publikuar pa ndërhyrje:

ot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre.Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët!

Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetar të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje.Sepse, Kosova e ka dëshmuar bashkëjetesën në multietnicitet!

Share Messenger

Më të lexuarat