Pas Tottenhamit, Fenerbahçe refuzon edhe Fiorentinan për Vedat Muriqin

Share Messenger

Fenerbahçe ka refuzuar edhe ofertën e dytë brenda një kohe të shkurtër për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Pasi refuzoi Tottenhamin, që kishte ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim, ekipi turk ka refuzuar edhe ofertën e Fiorentinës. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja turke “Sabah”.

Ngjashëm si Tottenhami, edhe ekipi italian kishte bërë ofertë zyrtarë në vlerë prej 20 milionë eurosh për Muriqin, shkruan Koha Ditore. “Muriqi nuk do të largohet nga ekipi në janar, pavarësisht ofertave që kemi marrë. Ai është lojtar i rëndësishëm që do ta ndihmojë ekipin në rrugën drejt titullit të kampionit. Muriqi të paktën deri në fund të edicionit mbetet tek ne”, ka thënë presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç.

Muriqi 25-vjeçar, në verë iu bashkua Fenerbahçes nga Rizespori dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje për Fenerbahçen. Gjatë karrierës, Muriqi në Turqi ka luajtur edhe te skuadrat si Gençlerbirligi e Giresunspor.

Fenerbahçe pas 17 xhirove gjendet në pozitën e katërt në Superligën e Turqisë me 31 pikë, gjashtë më pak se lideri Sivasspor.

Share Messenger

Më të lexuarat