Pas Rashicës, Milani po e përcjelle edhe një shqiptar

Share Messenger

‘Rossonerët’ synojnë ta shfrytëzojnë situatën e turbullt të futbollistit kosovar në Arsenal, ku Xhaka e humbi shiritin e kapitenit dhe po tentojë që ta trasnferojnë atë.

Milani po planifikon të bëjë përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, portali italian Calciomercato shkruan se gjiganti italian ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Granit Xhaka.

Përfaqësuesi zviceran së fundmi e humbi shiritin e kapitenit tek Arsenali pas përplasjes së tij me tifozët e klubit anglez pas zëvendësimit të tij në ndeshje me Crystal Palace.

Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se futbollisti kosovar mund të largohet nga Emirates Stadium gjatë dimrit.

Ai është përballur kohë pas kohe me kritika për formën e tij të shfaqur në Londër.

Milani është duke ngecur me të madhe këtë sezon në Serie A dhe ka paralajmëruar përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Krahas Xhakës, shtatë herë kampioni evropian po e kërkon edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Milot Rashica.
Mediat gjermane shkruajnë se për yllin e Werder Bremenit, Kuqezinjtë janë të gatshëm t’i shpenzojnë 20 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat