Pas humbjes së Ferizajt, Muharrem Svarça merr një super lajm

8 Shares Share Messenger

Ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarça, i cili në zgjedhjet e 19 nëntorit u mposhtë nga Agim Aliu i Paritsë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar miqtë e tij për një lajm të mirë që ka marrë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sfarça ka treguar se djali i tij, Driloni, ka diplomuar në njërin prej Fakulteteve të njohura botërore.

“Nuk ka ndonjë fjalë a thurje vargjesh që e shpreh gëzimin e prindërve kur vijnë në shtëpi sukseset e fëmijëve”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Pas lajmeve jo të mira nga politika vijnë lajme super të gëzuara në familje, aty ku njeriu e gjen ngrohtësinë dhe dashurinë e paçmim.

Driloni im nga dita e djeshme është bërë me diplomë të Fakultetit Ekonomik në Staffordshire University nga Anglia.

Nuk ka ndonjë fjalë a thurje vargjesh që e shpreh gëzimin e prindërve kur vijnë në shtëpi sukseset e fëmijëve.

Një baba krenar mbetet gjithmonë i tillë kur rrugëtimi në studime është sfidues , ashtu siç ishte kjo përvojë për ty.

Paç mbarësi , shëndet e shumë lumturi në jetë e në profesion Drilon.

Share Messenger

Më të lexuarat