Pas gazetarit, Kosovarët i japin respekt maksimal ushtarit Amerikan

971 Shares Share Messenger

Në mesin e shumë qytetarëve që dje në Prishtinë festuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe gazetari amerikan, Nolan Peterson.

Madje ai në llogarinë e tij Facebook me miqtë e tij në llogarinë Facebook ndau një moment të veçantë nga kjo festë, ku ndër të tjera u shpreh të jetë i impresionuar nga mikpritja që iu bë.

Nolan rrëfeu se si një kamarier në një lokal në kryeqytet e qerasi me kafe dhe drekë, si shenjë falënderimi që Amerika ka ndihmuar Kosovën për liri dhe pavarësi, përcjellë Indeksonline.

Në këtë postim të gazetarit ka komentuar edhe një qytetar tjetër amerikan, i cili ka shërbyer si ushtar i Amerikës për njëzet vite.

Ai kur komentoi rrëfimin e Peterson-it shkroi: Faleminderit që e ndave këtë. Kjo është ajo për të cilën unë e kam veshur 20 vite uniformën.

Share Messenger

Më të lexuarat