Partitë që nuk paguajnë gjobat nuk do të certifikohen

Share Messenger

Subjektet politike që garuan në zgjedhjet e sivjetme lokale janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri në 153 mijë euro, para këto që disa prej këtyre partive ende nuk i kanë paguar.

Lajmi e ka konfirmuar për Gazeta Blic, kryesues i sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku, i cili ka apeluar tek subjektet që të kryejnë këtë obligim ligjor, në të kundërtën, nuk do të ketë certifikim të partisë përkatëse.

“Ju informojmë se PZAP-i me rastin caktimit të shumës se gjobës ndaj subjektit politik cakton e dhe afatin prej 15 dite për pagesës së gjobës, në të kundërtën nuk do të ketë certifikohet ajo parti”, ka thënë Desku për Gazeta Blic.

 Ndërkaq, Desku ka treguar edhe cilat parti i kanë paguar këto gjoba.

“PDK ka paguar një borxh prej 1,350.00 €, AKR, ka paguar një borxh prej 1,650.00 € dhe Lista Serbe ka paguar një borxhe prej 450.00 €. Shumica e vendimeve te PZAP-it me te cilat subjektet politike janë dënuar me gjoba e kane kaluar këtë afat. Borxhet tjetra nuk janë paguar”, ka thënë ai.

Ai ka treguar partitë që kanë shkelur rregullat dhe janë dënuar nga PZAP.

“Vlera a gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike ne totalë është 152,900.00 €. LDK=65,800.00 €; PDK=21,250.00 €, i ka paguar 1,350.00 €, nuk i ka paguar edhe 19,900.00 €; LVV=14,250.00 €; AAK=13,550.00 €, AKR=18,500.00 €, i ka paguar 1,650.00 € dhe i ka pa paguar edhe 16.850.00 €; ALTERNATIVA=12,950.00 €; NISMA=2,850.00 €, KDTP=2,250.00 €, PDAK=250.00 €, PAI=250.00 €; LEV.PËR BASHKIM- LB= 250.00 €; L. SERBE=450.00 €, e ka paguar në tërë gjobën 450.00 € si dhe PLE=300.00”, ka thënë Desku.

Sa i përket partisë se cila është ankuar më së shumti, Desku ka thënë se prin Vetëvendosja, kurse më së paku është ankuar PDK-ja.

“Më së shumti ankesa kanë paraqitur: Lëvizja Vetëvendosje 77 ankesa; KDI-26, BIRNI-56, LDK-13 dhe PDK-13”, ka thënë tutje Desku.

Share Messenger

Më të lexuarat