Partia e Ziadin Selës i reagon Hoxhës: Halil Kastrati me para ‘Haram’ po bën bamirësi

361 Shares Share Messenger

Veprimtaria e Halil Kastratit ka shkaktuar reagime të shumta sot në Kosovë, ishte Flaka Surroi ajo që kritikoi së pari rëndë Kastratin duke e quajtur bamirësinë e tij si keqperdorim.

Pas shumë reagimeve nga gazetarë dhe analistë të ndryshëm nga Kosova, tani kanë ardhur reagime edhe nga Maqedonia, nga Partia e Ziadin Selës, Aleanca për Shqiptarët.

Por, reagimi i ASH’së ka një kontekst tjetër, reagimi i kësaj partie vjen pas publikimit të lajmit për aktivitetet humanitare të Halil Kastrati në rajonin e Strugës. Ajo ka akuzuar Kastratin se po pranon dhe po shpërndan donacione me para ‘haram’, duke aluduar në antarët e partisë së Ali Ahmetit, BDI’së, të cilit kishin publikuar foto dhe ishin zotuar për të ndihmuar familjet në nevojë, , transmeton Gazeta Metro.

Reagimi i tyre i plotë:

Lajmi që u përhap dje për vizitën në qytetin tonë të humanistit të madh, të nderuarit Halil Kastrati, gëzoi gjithë Strugën. Misioni i tij i shenjtë për të strehuar familjet në nevojë në gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm, e bën atë personazhin kryesor të këtij dhjetëvjeçari.

Mirëpo, takimi i hoxhës së nderuar me këta persona në fotografi dhe lajmi se nga kjo tavolinë do të jepen 5 mijë euro për çdo banesë që blihet për familjet nga Struga, sikur e zbehu lajmin e gëzueshëm për ndihmë të një familjeje strugane.

I nderuari, Halil Kastrati duhet ta dijë se personat që i ka takuar aty, muslimanë dhe humanë bëhen vetëm kur duan të mbulojnë një pisllëk tjetër të tyrin.

Ata persona në atë tavolinë, po vrasin përditë indin kombëtar shqiptar, duke tregtuar diploma dhe dije false.

Share Messenger

Më të lexuarat