Parashikimi i motit për ditët në vijim

Share Messenger

Një mot i mirë pritet të mbajnë në ditët në vijim. Pas shiut të madh, moti do përcjellet em temperatura mesatare.

Ditëve të ardhshme fusha të presionit të lartë pritet të shtrihen mbi rajonin tonë duke sjellur përmirësim të motit dhe kthjellime.

Ndërkohë një vorbull ciklonike mbi Itali, gjatë ditës së premte në veri të rajonit do të sjellë kushte për të reshura, mbi vendin tonë nuk parashihen mundësi për të reshura.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa në fundjavë pritet të mbajë mot edhe më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vransirat gradualisht pritet të shtohen, derisa ditën e hënë në orët e pasdites priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperaturat gjatë ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, me minimale nga 9C deri në 14C, e maksimale nga 26C deri në 31C.

Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-6m/s.

Share Messenger

Më të lexuarat