Paralajmëron Xhaka

Share Messenger

Mesfushori i Arsenalit, Granti Xhaka, ka thënë se në finalen e Ligës së Evropës ndaj Chelseas duhet të jenë të përgatitur fizikisht dhe mentalisht, teksa tregojë edhe se kush është lojtari më i rrezikshëm i tyre.

Mesfushori shqiptar ka përmendur faktin se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka fituar këtë garë tre herë me Sevillan, mirëpo Xhaka nuk është tifoz i madh i numrave dhe statistikave.

“Trajneri[Emery] e ka fituar këtë garë tre herë, por kjo është e kaluara – ne duhet të mendojmë për të ardhmen. Një titull i katërt për të do të ishte i madh, por unë nuk jam tifoz i madh i numrave dhe statistikave’’ – ka thënë fillimisht Xhaka.

‘’Këtë sezon të Premier Ligës ne kemi dëshmuar dy herë në dy ndeshjet mund ta mposhtim Chelsean, ishim afër fitores në udhëtim te ta[ndeshjen në të cilën humbën 3-2] dhe kemi qenë shumë më të mirë se ata kur fituam 2-0 në shtëpi. Por, është vetëm një lojë, ne duhet të jemi të gatshëm fizikisht dhe mentalisht’’.

‘’Ne duhet të përpiqemi për të fituar, janë bërë dy vite që nga pjesëmarrja jonë e fundit në Ligën e Kampionëve dhe ne duhet të kthehmi atje. Ne duhet ta bëjmë këtë, Chelsea ndoshta nuk kanë kaq shumë presion, por unë ndihem pozitiv’’.

Më tej, mesfushori nga Kosova ka folur edhe për Eden Hazardin, të cilin e ka cilësuar si një lojtar të mrekullueshëm.

Gjithkush e di se sa i mirë është Hazard dhe çfarë cilësi ka ai. Ai do të bëjë gjithçka për të marrë trofeun, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe mahnitës, një nga më të mirët në Premier Ligë dhe se duam që ta mundim Chelsean, duhet ta ndalim atë’’ – ka deklaruar Granit Xhaka.

Ndryshe, ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Chelseas dhe Arsenalit do të zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbejxhanit.

Share Messenger

Më të lexuarat