Para ndeshjes Angli – Kosovë vjen një lajm i madh për Vedat Muriqin

Share Messenger

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme së fundmi si me klubin ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

Ai e ka filluar mjaft mirë aventurën e tij të re me Fenerbahcen, derisa së fundmi realizoi gol në fitoren 2:1 të Kosovës ndaj Çekisë të shtunën.

Tottenhami është duke shprehur interesim për sulmuesin prizrenas, shkruan e përditshmja angleze “The Guardian”.

Klubi londinez është duke kërkuar përforcime në sulm, si mbështetje për Harry Kanen.

Ai ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet me Fenerbahcen këtë edicion dhe do të jetë në aksion ndaj Anglisë në “St Mary’s”, ku skautët e Tottenhamit mund ta vëzhgojnë paraqitjen e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat