Panucci është praktikisht i ikur, vendimi mund të merret sot

Share Messenger

Shqipëria u turpërua dje në Loro Boriçi duke humbur me rezultat të thellë 4-0 nga Skocia dhe tifozët e Kombëtares tani po kërkojnë shkarkimin e Christian Panuccit

Shqipëria nuk është duke kaluar momente të mira nën urdhërat e Christian Panuccit, transmeton GazetaMetro.

Pavarësisht humbjes turpëruese nga Skocia tekniku italian nuk e ka ndërmend që të ofrojë dorëheqje.
“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, tha dje Panuçi në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Panorma Sport shkruan se është vetëm çështje kohe se kur do të shkarkohet Panucci.

Është çështje parash, thjesht çështje parash. Italiani që ka luajtur me Realin, Milanin dhe Interin, e di mirë kur një skuadër të ndjek dhe kur ajo të braktis.

Prapaskenat: Panuçi është praktikisht i ikur. Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit. Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, pra në dy vite. Deri tani ai ka marrë pothuajse gjysmën.

Shqipëria nën urdhërat e Panuccit ka një bilanc negativ në Ligën e Kombeve, një fitore, tre humbje, një gol i shënuar e tetë të pësuar.

Share Messenger

Më të lexuarat