Panik tek koalicioni Nisma-AKR-PD: Kalimi i pragut zgjedhor varet nga ky vendim

Share Messenger

Vendimi i ri PZAP’it për anulimin e votave të ardhura nga Serbia me postë, mundësoi që koalicioni Nisma-AKR-PD të kalon pragun zgjedhor prej 5%.

Pasi ky koalicioni kaloi pragun zgjedhor prej 5%, pakënaqësi të mëdha u paraqiten nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli hapur dhe mbrojti votat e ardhura nga Serbia, diçka e rrallë nga kjo parti.

VV pas vendimit të PZAP’it humbi 3 deputetë, LDK 1, PDK 1, AAK-PSD 1, kjo shkaktoi probleme për koalicionin e ardhshëm VV-LDK pasi u prishi matematikat për formimin e Qeverisë së re Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Pas kësaj koalicioni i cili pritet të ndodhë shumë shpejt ka vetëm 57 vota së bashku në Kuvend, gjë që pamundëson formimin e Qeverisë pasi i duhen 61 vota, atëherë kjo e detyron VV’në dhe LDK’në ta marrë në Qeveri edhe Nisman, pasi koalicioni AAK-PSD kanë thënë se nuk hyn në Qeveri që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Andaj fati i Nismas për të hyrë në Kuvend dhe ndoshta edhe për një koalicion më pas, është në duart tani të Gjykatës Supreme, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje është ankuar për vendimin e PZAP’it.

Vetëvendosje nga Supremja kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit të PZAP’it dhe duan që votat e ardhura nga Serbia të njihen si rezultat përfundimtar nga KQZ./

Share Messenger

Më të lexuarat