Pamje të rralla: Momenti kur vetura Audi Q7 nxjerr një kamion të bllokuar nga bora

Share Messenger

Bora që ka përfshirë së fundmi disa pjesë të Evropës dhe të botës gjithsesi ka shkaktuar edhe probleme për vozitësit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vështirësi të veçanta përjetuan sidomos shoferët e kamionëve në ngjitje malore.

Dhe një gjë e dëshmon një rast në rrugën Sarajevë-Foça e mbuluar nga bora, kur një kamion mbetet i bllokuar.

Por arsyeja pse është publikuar një video nuk është bllokimi i kamionit në borë, por një shofer, përkatësisht një automjet tjetër.

Bëhet fjalë për shoferin e një veture Audi Q7 me targa të Podgoricës i cili i erdhi në ndihmë shoferit të kamionit.

Duke u treguar “mjeshtër i vozitjes” ai e nxori kamionin nga bora.

Share Messenger

Më të lexuarat