Pamje nga hoteli luksoz ku po qëndrojnë lojtarët e Real Madridit

Share Messenger

Zinedine Zidane nuk dëshiron të ndryshojë asgjë nga sezoni i tij i parë në pozitën e trajnerit të Real Madridit dhe si në verën e vitit 2016, ai e dërgoi skuadrën e “Los Blancos” në hotelin “Ritz-Carlton” në Montreal të Kanadasë për turneun parasezonal.

Hoteli luksoz do të jetë nikoqir i madrilenëve për ditët e para së kampit të tyre stërvitor, në përgatitje për sezonin e ri, 2019/20.

Ky hotel me pesë yje përfshin gjëra luksoze si një pishinë në çati, SPA dhe 96 dhoma, prej të cilave 33 janë suita.

Spanjolli Isco është njëri ndër të paktët lojtarë të Real Madridit të cilët nuk do të jenë pjesë e turneut parasezonal, në Kanada dhe SHBA, që nga fillimi.

Përveç Iscos, në fillim të turneut do të mungojnë edhe Federico Valverde, Eder Militao, Casemiro, Jesus Vallejo dhe Dani Ceballos.

Real Madridi do ta nisë turneun në Montreal në orën 14:30 dhe do të qëndrojë në qytetin kanadez deri të enjten, më 18 korrik.

Pastaj, madrilenët do të udhëtojnë drejt SHBA-së, ku do t’i zhvillojnë ndeshjet kundër Bayernit (21 korrik), Arsenalit (24 korrik) dhe Atletico Madridit (27 korrik).

Share Messenger

Më të lexuarat