Pamje madhështore nga sheshi ‘Skënderbej’: Kështu u bë falja e namazit të Fitër Bajramit

Share Messenger

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit të Ramazanit mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë.

“Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur”, u shpreh Spahiu.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Share Messenger

Më të lexuarat