Pal Lekaj për punësimet në Telekomin e Kosoves: Djali im është pa punë

165 Shares Share Messenger

Doruntina Gashi është punësuar në Telekomin e Kosovës, ajo është reja e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj ka pranuar raportimet e Metros se gruaja e djalit të tij është punësuar në Telekomin e Kosovës, por thotë se nuk merr përgjegjësi për të.

Ai thotë se nuk i ka interesuar fare për këtë, pasi është e fejuara e djalit të tij dhe jo nusja.

“Unë marrë përgjegjsi aty ku punojë vet dhe që ka mbiemrin Lekaj, unë nuk e di tash nësë mendoni që të sanksionoj dhe të veprojë për të fejuarën, se nuk është nusja, por e fejuara e djalit dhe fare nuk më ka interesuar për këtë”, tha Lekaj.

Doruntina Gashi, më 7 prill të 2018-s, u fejua me djalin e madh të ministrit Pal Lekaj, Asdrenin.

E, në tetorin e po atij viti, ajo arriti të bëhet me një kontratë pune, në ndërmarrjen që ndodhet buzë falimentimit, Telekomi, si zyrtare e shitjes.

Më poshtë keni një prononcim të Lekajt për KTV.

Share Messenger

Më të lexuarat