Pak orë para vdekjes, Arian Daci kishte publikuar foto nga Brezovica – Pamjet

Share Messenger

Arian Daci, djali i akademikut Nexhat Daci mbet i vdekur sot në Brezovicë, si pasojë e një orteku që ra mbi të.

Në ato momente, Daci ishte me shokun e tij, Ardian Bakalli, i cili shpëtoi me vetëm disa lëndime, shkruan Indeksonline.

Mirëpo para disa orësh, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.

Kjo ishte edhe fotoja e tij e fundit, para se orteku të ia marr jetën

Për vdekjen e Dacit ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së akademikut Nexhat Daci.

Share Messenger

Më të lexuarat