Pak fruta të thata çdo ditë parandalojnë shtimin në peshë

Share Messenger

Zëvendësimi një pjese të ushqimit me ushqime jo të shëndetshme( të skuqura, mish të përpunuar, salsiçe e tjerë) me 14 gramë fruta të thata në ditë ndihmon dhe zvogëlon rrezikun e mbipeshës, sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Nutrition, Prevention & Health”, i cili përfshinte tre grupe individësh, 51 529 meshkuj të moshës 40-75 vjeç; 121 700 gra të moshës 35-55 vjeç dhe 116 686 gra të moshës 24-44 vjeç.

”Strategjitë e thjeshta ndonjëherë ndihmojnë për të parandaluar shtimin gradual të peshës dhe mund të jenë një armë e rëndësishme në favor të shëndetit tonë dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, sipas studimit.

Ekspertët monitoruan grupmoshat për 20 vjet me radhë, shëndetin, peshën dhe ushqimin e tyre në çdo 4 vjet.

Doli se ata që shtuan të paktën 14 gramë fruta të thata në dietën e tyre kishin një rrezik më të ulët për të marrë 2 ose më shumë kile në 4 vjet.

Në veçanti, konsumimi i një grushti arrash në ditë shoqërohet me një rrezik prej 15% më të ulët për t’u bërë obez.

Efekti mbrojtës i frutave të thata është më i dukshëm nëse konsumohet në vend të disa ushqimeve jo të shëndetshme si patatet e skuqura.

Edhe pse ky është një studim thjesht vëzhgues, rezultatet përforcojnë idenë se konsumimi i rregullt i frutave të thata (të pasura me vitamina, kripëra minerale të mira) është i dobishëm për shëndetin dhe ndihmon në kontrollin e peshës pasi rrit ndjenjën e ngopjes.

Share Messenger

Më të lexuarat