Pacolli: Turp ndarja e Nobelit për Handken, Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Share Messenger

Shumë shtete të ndryshme kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi që i është dhënë shkrimtarit austriak pro-serb, Peter Handke, nga Akademia Suedeze.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, madje thotë se sot do të jetë një ditë turpi për Evropën dhe për gjithë njerëzimin.

Sipas diplomatit kosovar, ndarja e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.

“Sot është një ditë e turpit për Evropën dhe gjithë njerëzimin. Dhënia e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar çfarë na ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne duhet t’i kundërshtojmë këto përpjekje revizioniste. Falënderues për gjithë ata që folën hapur kundër një përpjekje të tillë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Share Messenger

Më të lexuarat