Pacolli nga Lipjani: Për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik ju ftoj të votoni AKR-në

Share Messenger

Gjatë ditës së djeshme i pari i AKR-së Behgjet Pacolli ka qëndruar në qytetin e Lipjanit ku ka zhvilluar takim me qytetarë.Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë programin e AKR-së pasi ka frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës.Postimi i plotë :

Për projektin tonë për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, sot jemi në Lipjan, ku takuam struktura tona në këtë qytet. Nga Lipjani, ftesa ime për të gjithë është që të kthehemi në aktivistë dhe t’i shpalosim në çdo cep të vendit vlerat dhe programin tonë. Po ashtu, ftova qytetarët e Lipjanit të mbështesin kandidatët tanë për deputetë të cilët do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve të vendit.Faleminderit Lipjan!

Për projektin tonë për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 20. September 2019

Share Messenger

Më të lexuarat