Pacolli iu bën thirrje qytetarëve: Tërhiqni të gjitha investimet tuaja në Bitcoin!

20 Shares Share Messenger

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vlerësuar si të rrezikshëm investimin e qytetarëve të vendit në kriptovaluta digjitale.Ai ka rekomanduar të gjithë qytetarët që kanë investuar në to t’i tërheqin investimet e tyre, para se atyre të iu humb vlera.“Unë rekomandoi qytetarët që t’i tërheqin paratë e tyre nga investimet në Bitcoin pasi që nuk mund të pasurohen nga këto para digjitale sepse ato janë të krijuara në formë piramidale”, tha Pacolli.

Shefi i MPJ-së tutje ka shtuar se nuk ka qenë i interesuar të investoi në këto kriptovaluta duke thënë se janë pa adresë dhe se nuk dihet kush qëndron prapa tyre.“Unë nuk kam investuar asnjë cent në këto valuta, pasi që ato nuk janë të sigurta, nuk ka asnjë adresë për to, nuk dihet kush qëndron prapa tyre”, tha ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Share Messenger

Më të lexuarat