Pacolli: Edhe Kosova e Shqipëria duhet të bëhen si Kroacia

Share Messenger

Pas arritjes së fitores së kombëtares së Kroacisë ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018″, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes llogarisë së tij në ‘Facebook”, ka thënë se kjo ishte një fitore e bukur e Kroacisë.

Ai po ashtu ka treguar se është i ftuar si mysafirë në finalen e madhe të Botërorir “Rusia 2018”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Një fitore e bukur për Kroacinë ë I urojmë miqve tanë fat në finale të botërorit, ku edhe jam i ftuar mysafirë.

Jam i bindur se si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë në Euro 2020.

Duhet të investojmë më shumë në talentët tanë!! ë

Share Messenger