Operohet me sukses Arbër Zeneli: Ylli i Kosovës ka një falenderim të veçantë për ata që e përkrahen

Share Messenger

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka njoftuar se ka kryer me sukses operacionin e tij dhe ka paralajmëruar se do të kthehet edhe më i fortë.

Arbër Zeneli kishte pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pas kësaj, anësori i Kosovës i është nënshtruar një operacioni, i cili për fat të mirë ka kaluar me sukses.

“Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja e mira dhe përkrahja, do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen” – ka shkruar ai në Instagram.

Share Messenger

Më të lexuarat