Operatori gjigant amerikan AT&T kërkesë Qeverisë për të investuar në Telekomin e Kosovës

9 Shares Share Messenger

Kompania Artillery One, që është në pronësi të bankierit investiv amerikan, Daniel Canon, bashkë me operatorin gjigant AT&T, kanë dorëzuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik një kërkesë për të marrë disa informacione për Telekomin e Kosovës.

Bëhet fjalë për informacione si gjëndja financiare e kompanisë, strukturën e kapitalit si dhe asetet e saj, shkruan gazetametro.net.

Këtë gjë për Metron e kanë konfirmuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët kanë pranuar se kjo kompani ka dorëzuar një kërkesë për të marrë disa të dhëna në lidhje me Telekomin.
“Sot, MZHE ka pranuar një letër/kërkese në të cilën kompania Artillery One ka shprehe interes për të dhëna me theks: mbi gjendje financiare të Telekomi i Kosovës Sh.A, strukturën organizative dhe asaj te kapitalit si dhe asetet ekonomike dhe ato te pronësisë intelektuale të kësaj ndërmarrje”, thuhet në përgjigjen e MZHE për Metron.

Mirëpo, Ministria sqaron se nuk ka vendim që kompanisë së lartëpërmendur t’i jipen informacionet e kërkuara.

“MZHE ne ketë faze nuk ka vendim nëse do i ofroje qasje kompanisë në fjale mbi te dhënat te cilat i ka kërkuar”, ka thënë Shkumbin Asllani, këshilltar ligjor i ministrit.

Ndërkohë, MZHE e ka konfirmuar për gazetën se përfaqësues të kësaj kompanie kanë pasur edhe takim me ministrin Valdrin Lluka, mirëpo duke mos u bërë e ditur çfarë është biseduar.

“Po, ministri Lluka ka pas një takim zyrtar me përfaqësuesit e kompanisë në fjale të cilët në parim kanë shprehë interes për investime në sektorin e telekomunikacionit në Republikën e Kosovës”, thonë tutje MZHE’ja.

Sidoqoftë, Metro mëson se bëhet fjalë për investitorin Cannon, i cili është i afërt me Kongresin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Për të treguar afërsinë që ky njeri ka me shtetin amerikan, është një ndërtesë qeveritare që është emëruar për nder të familjes së bankierit, që tani quhet ‘Cannon Office Building’.

Cannon që synon ta marrë në dorë Telekomin, po planifikon të shpëtojë vendet e punës të të gjithë punëtorëve, duke zgjeruar aktivitetet komerciale të Telekomit dhe duke e shndërruar Telekomin në qendër globale të teknologjive të ‘blockchain’, si dhe ‘crypto-finance’ dhe ‘crypto-banking’.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës është duke kaluar në një përiudhë të rëndë, për shkak të borxheve të mëdha. Në strategjinë afatgjate të Qeverisë së Kosovës, parashihet që shpëtimi i Telekomit të ndodhë me privatizim të sa

Share Messenger