O’Neal me fjalë prekëse për shokun: Vajzat tona lindën në të njëjtën ditë

Share Messenger

Vdekja e Kobe Bryant shkaktoi një valë reagimesh, nga gjithë dashamirët e basketbollit e edhe nga të gjithë të tjerët.

Në mesin e atyre që shprehën pikëllimin e tyre ishte Shaquille O’Neal, i cili tha se ishte në ”dhimbje” pas humbjes së ish shokut të tij të Los Angeles Lakers, me të cilin fitoi tre kampionate rresht nga 2000 deri 2002.

Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna ishin në mesin e 9 personave të vrarë, kur helikopteri i tyre u rrëzua. Duke iu referuar vajzës së Bryant si ”mbesa e tij”, O’Neal shkroi në Tëitter se nuk kishte ”fjalë për të shprehur dhimbjen që po kaloj në këtë tragjedi.”
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Bryant dhe familjet e pasagjerëve të tjerë në bord,” shkroi O’Neal.
Të Dielën, O’Neal tregoi se ishte prekur thellë nga vdekja e Bryant, veçanërisht sepse rrëzimi i helikopterit gjithashtu kërkoi jetën e njërës prej katër vajzave të Bryant.

“Kobe ishte shumë më tepër se një atlet, ai ishte një familje . Kjo ishte ajo që ne kishim më së shumti të përbashkët, “shkroi O’Neal në Twitter. “Unë i përqafoja fëmijët e tij sikur të ishin të mitë dhe ai do t’i përqafonte fëmijët e mi njësoj. Vajza e tij e vogël Gigi lindi në të njëjtën ditë me vajzën time më të vogël Me’Arah. ”

O’Neal asnjëherë nuk kishte hezituar ta lavdëronte shokun e tij më të ngushtë në çdo intervistë, duke thënë se ishte lojtari më i madh ndonjëherë.

Share Messenger

Më të lexuarat