O’Connell: Grupi i fajdexhinjve u godit në Kosovë, përgjegjësit të dërgohen në burg

Share Messenger

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka përgëzuar për punën e tij prokurorin Armend Hamiti i cili ka ngritur aktakuzën kundër grupit të Currit ku po akuzohen për fajde, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell ka thënë se prokurori Hamiti ka paditur njerëz të përfshirë në fajde, sipas tij tani ai duhet të shkojë deri në fund hetimit, të gjykohet mirë rasti dhe të dënohen personat e përfshirë.

Ai po ashtu tha se pas përfundimit të këtij rasti, vendimi do të shkojë në Gjykatë të Apelit, ai fton se kjo Gjykatë të veprojë siç duhet dhe mos të bëjë veprime sikurse më parë, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell ka thënë se personat që do të shkojnë në burg pas këtij rasti, të vuajnë burgun dhe mos të hynë nga një derë dhe të dalin nga dritare.

“Para 2 jave një prokuror, Armend Hamiti ka paditur njerëz për fajde dhe që kanë lidhje, po flitet që kanë lidhje me të, ai i ka paditur dhe tani duhet të shkojë deri në fund, duhet të hetohet mirë, të gjykohet, pastaj shkon në Gjykatën e Apelit, se gjithmonë shkon në Apel, mirëpo Apeli duhet ta kryej punën siç duhet dhe jo siç është bërë deri tani, edhe mandej kur të shkojnë në burg, duhet të rrinë në burg, e jo të hynë nga një derë dhe të dal prej dritares”, tha O’Connell në OXYGEN, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell tha se nëse Prokurorët dhe Gjykatat nuk kryejnë punën e tyre me ndershmëri, atëherë politikanët që drejtojnë vendin duhet të ndërhyjnë.

Share Messenger

Më të lexuarat