Nuk votohet vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit

Share Messenger

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD’së, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se me kërkesë të tij është hequr nga rendi i ditës vendimi i Qeverisë për privatizimin e Telekomit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Telekomin nuk mund ta shpëtojë procesi i privatizimit.

“Me kërkesën time, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është hequr nga rendi i ditës vendimi i qeverisë për privatizimin e Telekomit. Së pari, duke parë historikun e privatizimit gjithë këto vite, është naive që të besohet se Telekomin mund ta shpëtojë procesi i privatizimit. Rivitalizimin e kësaj ndërmarrje nuk po e pengon fakti që kjo ndërmarrje është publike, por fajtorët duhet kërkuar të qeveritë që kanë mbjellur praktika nepotiste dhe e kanë përdorur Telekomin për interesa të ngushta klanore e partiake”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se nuk mund të merret asnjë vendim për lidhur me këtë ndërmarrje, deri sa Komisioi hetimot të dalë me raport për gjendjen aktuale.

Postimi i plotë:

Me kërkesën time, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është hequr nga rendi i ditës vendimi i qeverisë për privarizimin e Telekomit.

Së pari, duke parë historikun e privatizimit gjithë këto vite, është naive që të besohet se Telekomin mund ta shpëtojë procesi i privatizimit. Rivitalizimin e kësaj ndërmarrje nuk po e pengon fakti që kjo ndërmarrje është publike, por fajtorët duhet kërkuar të qeveritë që kanë mbjellur praktika nepotiste dhe e kanë përdorur Telekomin për interesa të ngushta klanore e partiake.

Dhe së dyti, siç deklarova edhe në mbledhjen e Komisionit, nuk mund të ndërmerret asnjë vendim lidhur me këtë ndërmarrje para se Komisioni hetimor parlamentar për Telekomin të dalë me raport për gjendjen aktuale.

PSD është e përkushtuar që Telekomin ta nxjerrë nga kjo gjendje e rëndë dhe zotohemi qe do të shfrytëzojmë gjitha kapacitetet tona dhe do të fusim në përdorim çdo mekanizëm për ta shpëtuar atë.

Share Messenger

Më të lexuarat