Nuk tërhiqet BQK’ja: Do të shtrenjtojmë sigurimin e automjeteve për 26,6%

Share Messenger

Banka Qendrore e Kosovës nuk është tërhequr nga vendimi i marrë më 1 nëntor për shtrenjtimin e tarifës së sigurimit të automjeteve. Derisa nga BQK-ja janë shprehur se vendimi i marrë është i bazuar në legjislacionin e vendit, qytetarët nuk janë pajtuar me të. Nga dita e nesërme do të fillojnë protestat kundër këtij vendimi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur të mos e anulojë vendimin që ka marrë për rritjen e tarifës në 26,6 për qind për sigurimin e automjeteve, pavarësisht reagimeve të shumta që ka pasur e po ashtu edhe të protestave që janë paralajmëruar.

Me vendimin e marrë në fillim të këtij muaji për shtrenjtimin e tarifës i bie që primi për sigurimin e veturës 1.8 centimetër kub që ka qenë 130 euro do të jetë 164,62 euro, pra 34.62 euro më shumë, shkruan tutje “Zëri”.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së djeshme ka thënë para medieve se ata kanë vepruar në bazë të legjislacionit në fuqi. Ai ka thënë se vendimin e kanë marrë duke respektuar rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Share Messenger

Më të lexuarat