Nuk e keni idenë se çka do të bëjë këto ditë Shpend Ahmeti (FOTO)

6 Shares Share Messenger

Derisa udhëheqësit tjerë të “Lëvizjes Vetëvendosje” janë të fokusuar në problemet e brendshme që kanë shpërthyer në subjektin e tyre politik, Shpend Ahmeti, duket diç më i relaksuar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, që është ndër figurat më kryesore të “Vetëvendosjes!”, do të luajë futboll, raporton “Zëri”.

Në prag të festave të fundvitit në Prishtinë do të mbahet një turne në futboll të vogël dhe drejtori i FC Prishtina Futsal, Fatos Dili e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ahmetit.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend A. Ahmeti edhe zyrtarisht ka pranuar që në “Coca Cola New Year Tournament” të jetë pjesëmarrës si lojtar në ndeshjën reviale të personaliteteve që e organizojmë çdo vit”, ka shkruar Dili në Facebook. Image

Share Messenger

Më të lexuarat