Njihuni me të dashurën e re të Neymar Junior?

Share Messenger

Bruna Marquezine i takon të kaluarës, Neymar Junior ka gjetur të dashur të re
Sic duket, sulmuesi i Paris Saint Germainit ka një marrëdhënie të veçantë me modelen turke, Elif Aksu, këtë e dëshmojnë më së miri fotot e fundit që qarkullojnë nga ‘party’ i ditëlindjes së brazilianit.

Sipas mediave franceze, ata janë parë shpesh dorë për dore me njëri-tjetrin në festën për ditëlindje.

Ky është një sinjal se aktorja dhe modalja braziliane, Bruna Marquezine, i takon të kaluarës dhe dëshiron të nisë një aventurë të re me 25-vjeçaren nga Turqia.

Neymar vazhdon të jetë jashtë fushave dhe i lirë për të shijuar jetën, për shkak të lëndimit që ka pësuar ditë më parë dhe do të mungojë për disa javë.

Share Messenger

Më të lexuarat