Një person futet në kampin Bondstill të KFOR-it, dyshohet se është i sëmurë psikik!

15 Shares Share Messenger

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur që dje rreth orës 20:00 një person i cili dyshohet se është i sëmurë psikik, ka arritur të kalojë rrethojën e të futet në kampin Bondstill të KFOR-it, shkruan GazetaBlic.Bëhet e ditur se personi në fjalë në mënyrë Ilegale e ka kaluar rrethojën dhe është kapur nga Njësiti i sigurimit të KFOR-it.Policia e Kosovës në raport tregon që kjo nuk është hera e parë që ky person ka bërë një gjest të tillë dhe se është arrestuar.

Sipas PK, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjellë GazetaBlic.Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:Fshati Sojevë, Ferizaj 21.01.2018-20:00. Njësiti i sigurimit të KFOR-it në kampin Bondstill ka raportuar se një i dyshuar ka kaluar rrethojën dhe në mënyrë ilegale ishte futur brenda në kamp. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet të ketë çrregullime psikike, pasi që nuk është hera e parë që e bën këtë veprim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Share Messenger

Më të lexuarat