Nisma – AKR – PD, përfundimisht jashtë Kuvendit për 134 vota

Share Messenger

dhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk i ka certifikuar rezultatet finale, koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur t’i grumbullojë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht deklarimeve të përfaqësuesve të këtij koalicioni se e kanë kaluar pragun, njohësit e procesit zgjedhor vlerësojnë se ky koalicion ka mbetur jashtë Kuvendit për vetëm 134 vota.

Në mungesë të 134 votave koalicioni Nisma – AKR – PD nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme. Ndonëse zyrtarë të këtij koalicioni ishin shprehur të bindur se i kanë grumbulluar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Parlamentit, rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e 6 tetorit e tregojnë të kundërtën.

Sipas njohësve të procesit zgjedhor në Kosovë, koalicioni Nisma – AKR – PD ka marrë 42 mijë e 72 vota, mirëpo i mungojnë edhe 134 vota për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, zyrtarë të AKR-së e kanë pohuar se me rezultatin aktual koalicioni i tyre mbetet jashtë Kuvendit, mirëpo sipas tyre rezultati në favor të tyre mund të përmbyset nëse anulohen votat e ardhura nga Serbia. /zëri/

Share Messenger

Më të lexuarat