Ngrohja globale ka katërfishuar katastrofat që prej viteve të 70-ta

Share Messenger

Ngrohja globale e planetit ka katërfishuar numrin e katastrofave të lidhura me klimën që prej viteve të 700ta, njoftuan sot organizatat humanitare, duke paralajmëruar për rreziqet për uri dhe eksode.“Në vitet e 70-ta, përballeshim me 80-100 tronditje dhe rreziqe të rënda të lidhura me klimën çdo vit, ndërkohë që numri i tyre ishte rreth 400 vitin e kaluar, katër herë më shumë”, deklaroi Elhadj As Sy, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FICR), shkruan ATSH. Gjatë deklaratave të bëra në kuadër të një konference në Gjenevë mbi impaktin humanitar të ngrohjes globale, këto organizata paralajmëruan gjithashtu kundër rritjes së shpërnguljeve të popullsisë dhe rreziqeve për uri nëse nuk arrijmë të limitojmë rritje e temperaturave.

Share Messenger

Më të lexuarat