Ngjarja tronditëse ku u qëllua nëna dhe e bija, ja çka do të ndodh me policët që ishin në detyrë

12 Shares Share Messenger

Inspektorati policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policëve që kanë qenë në detyrë ditën kur u qëllua me armë 40-vjeçarja, Valbona Marku – Nrecaj, si dhe vajza e saj 9 vjeçe nga ish-bashkëshorti, Pjetër Nrecaj. Lajmin për fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë ia ka konfirmuar Expess-it, Arben Vrajolli, nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Unë vetëm mund t’ua konfirmoj se kanë filluar hetime për zyrtarët policorë që kanë qenë në detyrë atë ditë”, i ka thënë gazetës Vrajolli.

Ndërkaq, 40-vjeçarja dhe vajza e saj 9 vjeçe u qëlluan me armë mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Viktima e kishte raportuar rastin në polici vetëm pesë orë para aktit makabër. Ajo kishte treguar për kërcënimet që po i vinin nga ish-burri por brenda pesë orësh Policia e Kosovës nuk kishte arritur ta identifikonte vendndodhjen e njeriut, i cili po e kërcënonte ish-gruan e tij e as t’i ofronte mbrojtje asaj dhe fëmijëve.

Viktima ishte ankuar në orën 16:00 në Polici për kërcënimin.

Share Messenger