Nga vijat e frontit në shtëpitë më të njohura të operas në botë. Ramë Lahaj i tregon botës se ka luftuar për vendin e tij!

72 Shares Share Messenger

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook duke iu përgjigjur sfidës tashmë virale në rrjete sociale “20 years challenge” [20 vjet ndryshim].

Lahaj që ka ngjitur skenat më të njohura botërore të operës ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë derisa sot është ushtar në paqe.

“Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Lahajt:

20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.

Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.

20 years of change

A soldier in ëar and a soldier in peace!

I say be a strong soldier of your life and try to ëin all of the battles you aim. Achieve and project the strategy for your ëar. Don’t be a coëard ëasting your time complaining that life is hard and nothing is ëorking the ëay it should. Be a ëorthy soldier and don’t leave any of the fronts of your dreams ëithout ëinning.

This time, I greet you from the Opera of Barcelona, one of the fronts that today makes me proud I ëon honorably.

Photo taken during the ëar in Kosovo in 1999 and the second photo taken during peace in Barcelona, 2019.

2X #10yearchallenge #20yearchallenge #proud #dream #lovelife #staystrong #opera #barcelona #ramelahaj #liceu #kosova #kosovo #albania #prishtina #tirana.

Share Messenger

Më të lexuarat