Nga futbollist në boksier, jeta e re e Rio Ferdinand

Share Messenger

Jeta e Rio Ferdinand ndryshon rrënjësisht. Ish-futbollisti i Manchester United, pasi fitoi gjithçka me fanellën e “Djajve të Kuq” në periudhën 2002-2004, vendosi që në moshën 38-vjeçare t’i dedikohet boksit.

Është vetë Ferdinand që bëri të ditur se dëshiron të bëhet një boksier profesionist.

“Boksi është një sport që më ka pëlqyer gjithnjë”, ka thënë Ferdinand. “Nuk ka sport më të mirë se ai për trupin dhe mendjen. Nuk mund ta marr lehtë një impenjim të tillë. Është një rast shumë i mirë për t’u treguar të gjithëve se jeta jonë mund të ndryshojë nëse duam, gjë që mund ta arrijmë me punë e sakrifica”.

Sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë për Ferdinand që të përballojë botën e boksit, por fiziku dhe dëshira e tij për t’u ngjitur një ring me siguri që nuk i mungojnë.

Share Messenger

Më të lexuarat