Nexhat Daci i beson Thaçit që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do ti bashkohen Kosoves

157 Shares Share Messenger

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës z. Nexhat DaciNë një intervistë ekskluzive për “Bota Sot”, ka folur për proceset e vështira nëpër të cilat po kalon Kosova, mos-koordinimin e spektrit politik, dallimet e mëdha në mënyrën se si e shohin zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Ai ka deklaruar se i beson rrugës që po e ndjekë Presidenti Thaçi sa i përket kërkesës për bashkëngjitjen e Kosovës Lindore. Sipas tij, nëse shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit mbesin kështu si sot, do të ishte zgjidhja më e keqe për ta por edhe për Kosovën edhe për shqiptarët.

“Bota Sot”: z. Daci, si e vlerësoni situatën aktuale politike në vend, a jeni të kënaqur më zhvillimet e fundit?

Nexhat Daci: Unë jam dhe funksionoj në mënyrë të veçantë. Kur të gjithë shohin vetëm zi e terr, unë mundohem të shoh diku dritë, njëjtë edhe kur të gjithëve iu duket se asgjë nuk po shkon në rregull, unë mundohem të shikoj gjëra pozitive dhe të gjendet zgjidhje. Ai shqiptarë që është i pa kënaqur me gjendjen në dynja, sepse ne kemi dëshirë me u marrë me gjëra të mëdha, atëherë ai i ka problemet e veta. Në histori, Kosova nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, sigurisht se mund të bëhet edhe më mirë, sepse nisem nga vetja, por unë e përfaqësoj Akademinë edhe kur nuk kam qenë kryetarë, pas, gjashtë vite nëpër Evropë, për çka i falënderoj kolegët e mi, ish-kryesinë dhe ish-kryetarin, në procesin e Berlinit, ai është një proces i Akademisë Evropiane. Unë po iu them që e vetmja lëmi për të cilën është dashtë Serbia të kërkoj leje nga Kosova ka qenë pikërisht Akademia e Shkencave, sepse të njëjtën ditë jemi pranuar në Federatën e Akademive Evropiane, kur ka ardhur kryetari i asaj federatë në Kosovë, unë veçse jam kryetarë i Kuvendit të Kosovës, ndërsa kryetarë i Akademisë ka qenë z. Raxhep Ismajli dhe ka thënë se a mundemi të njëjtën ditë me e propozu edhe SAN-ën (akademinë e shkencave serbe), e profesori Rexhep, të cilin gjithmonë e lavdëroj si shkencëtarë parë ekselencë, nisi me u ngutë e me thanë jo. I thash Rexhep, unë po shtroj drekë, unë jam kryetarë i Kuvendit, ti je kryetarë i Akademisë. I thash, po çfarë shkencëtari jam unë nëse them se një shkencëtarë serb nuk mund të jenë diku në botë. SAN-u, e ka shkatërruar me projektet e saja Serbinë, që kurrë nuk ka me mund me u ngritë në këmbë, por në rrugë të shkencës unë them po. Të njëjtën ditë jemi pranuar në Federatën e Akademive të Evropës, Serbisë leje iu kemi dhënë ne, jo ata neve. Le të del dikush tjetër dhe le të më thotë se e ka bë të njëjtën në Ballkan. Unë për këtë arsye e mbaj lartë dinjitetin dhe krenarinë time sepse edhe kur është dashtë me bo gabime, unë nuk kam bë. Kërkesa ka qenë që Presidenti Rugova me u varrosë si qytetarë i rëndomtë dhe me ceremoni familjare, në shtëpinë time ka ardhur njeriu më i fuqishëm në botë, në prezencë të djalit e të gruas time dhe më ka lutur, i kam thënë zotëri ambasador, ti e ke një shtet të madh e të bukur dhe ke ku shkon, unë skam ku shkoj, unë skam shtet tjetër. Presidenti Rugova ka vdekur si President dhe do të varroset si i tillë.

Share Messenger

Më të lexuarat