“Nëse lëndoj Messin, nuk mund të kthehem më në Argjentinë”

Share Messenger

Këtë të shtunë, Barça dhe Sevilla do të vihen përballë njëra-tjetrës për trofeun e parë të sezonit në finalen e Kupës së Mbretit, në “Wanda Metropolitano” të Madridit.
Në radhët e Sevilla e dinë mirë se çfarë do të thotë të luash kundër pesë herë më të mirit në botë, Lionel Messit, ndaj po shpenzojnë kohë duke e studiuar thellësisht mënyrën për ta ndalur yllin argjentinas.

Patrioti i tij, Gabriel Mercado, i cili, gjithashtu, luan në kombëtaren albiceleste me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, mund të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për ta markuar Messi.

Pra, efektiviteti i tij mund të ndikojë në mënyrë të madhe mundësitë e Sevilla në këtë ndeshje.

Mercado, në deklaratën e dhënë për “AS”, pasqyron pasojat që mund të ketë në Argjentinë, nëse e kalon cakun ndaj yllit të Barcelonës: “Nëse e godas Messin, nuk mund të kthehem më në Argjentinë”. Sevilla është një nga “viktimat” më të preferuara të Messit gjatë gjithë karrierës së tij.

Mercado konsideron se duhet të ketë dy rrethana për ta ndaluar Leon. E para është që Sevilla të mos gabojë në mbrojtje dhe e dyta, që Messi të mos jetë në ditën e tij: “Messi shfaqet kudo në fushë, shënon gola, ndihmon… Do të ketë shumë punë mbrojtja jonë, ndaj duhet të jemi të përkryer. Por, ne kemi ëndrra e një titull në mes, për të cilin duam të japin gjithçka”.

Share Messenger

Më të lexuarat